Shpërthim në Shkodër/ Hidhet lëndë plasëse pranë derës së një banese

Shpërthim në Shkodër/ Hidhet lëndë plasëse pranë derës së një banese

07:20, 28/07/2024
A+ Aa A-

Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele pranë banesës së një personi në Shkodër.

Lënda plasëse është hedhur rreth orës 03:36, pranë derës së banesës  të shtetasit  R. G.Nga informacionet paraprake, raportohet se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i plotë i Policisë

Rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, pranë  derës së banesës  të shtetasit  R. G., është hedhur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë   të cilat vijojnë kontrollin në zonë.Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë   vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco