SYRI TV/ Mashtrimi me kreditë, dërgohen në gjyq 5 punonjës dhe 1 notere

14:42, 27/07/2024
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës dërgon ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar kërkesën për gjykim të 5 personave, mes të cilëve edhe punonjës të një institucioni financiar të cilët nëpërmjet mashtrimit vodhën të paktën 15 shtetas duke marrë kredi në emër të tyre dhe përvetësuar paratë.

Ledio Vrapi ndodhet ende në kërkim në kuadër të hetimeve për këtë aktivitet kriminal, ndërsa në arrest shtëpie janë prej fillimit të qershorit Lindita Ndroqi, Eros Aliu, Lindita Peçi dhe Majlinda Demollari Ata akuzohen për  ‘Mashtrim’ dhe ‘Falsifikim të dokumenteve’.

Organi i Procedurës Penale thotë se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur gënjeshtrën dhe shpërdorimin e besimit, kanë përvetësuar shumat e kredive të marra të paktën nga 15 persona që kanë bërë kallëzim penal duke i mashtruar dhe duke ju përvetësuar shumat monetare.

“Shtetasi Ledio Vrapi, ka shtyrë të dëmtuarit që të hapnin llogari bankare në emër të tyre, ku janë transferuar shumat monetare të marra nëpërmjet kredive bankare. Vrapi ka siguruar kopje të dokumenteve të identifikimit për personat e dëmtuar dhe pa dijeninë e tyre, ka bërë të mundur realizimin e dosjeve dhe kontratave të kredise, në institucionin financiar ‘Fondi Besa’ sh.a, duke bërë të mundur çeljen e kredive, disbursimin dhe transferimin e shumave monetare në llogaritë bankare të personave të dëmtuar, tërheqjen e shumave dhe përvetësimin e tyre”.

Ledio Vrapi ka bashkëpunuar me Eros Aliu dhe Lindita Peçi, që kanë qënë në cilësinë e oficerit të kredisë, në lidhje me personat e dëmtuar.

Po kështu, ka bashkëpunuar edhe me Lindita Ndroqin, e cila ka qënë përgjegjëse e zyrës përkatëse të institucionit financiar, që ka patur në varësi dy punonjësit e mësipërm.

Gjithashtu Ledio Vrapi, në bashkëpunim me Lindita Ndroqin, Eros Aliun dhe Lindita Peçin, rezulton se kanë krver veprën penale të "Mashtrimit". Ndërsa Majlinda Demollari, në cilësinë e Noteres, ka kryer veprën penale të ‘Falsifikimi i dokumenteve’, pasi ka dyshime se iu shërbente përkundrejt fitimit interesave të këtij grupi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco