Hapet burgu i ri i grave në Pojskë të Pogradecit

Hapet burgu i ri i grave në Pojskë të Pogradecit

11:44, 27/07/2024
A+ Aa A-

Këtë të shtunë u inagurua në Pojskë të Pogradecit, Institucioni më i ri i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend.

Të pranishëm në ceremoninë e inagurimit të burgut të ri të grave, ishin ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ambasadori i Mbretërisë Britanike, Alastair King-Smith, ambasadori i Mbretërisë së Holandës, si dhe përfaqësues nga ambasada e SHBA.

Struktura e ndërtuar në përputhje me rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe Komitetit për Parandalimin e Torturës (CPT), do të akomodojë vajzat dhe gratë në konflikt me ligjin.

Në fjalën e tij, Ministri i Drejtësisë theksoi rëndësinë që i kushtohet sistemit penitenciar dhe angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë në zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe CPT.

“Është një lajm i mirë që të gjithë së bashku kemi arritur të bëjmë një punë të mirë, që gratë dhe vajzat në konflikt me ligjin të kenë një trajtim dinjitoz, siç është paraparë në ligj, por edhe nga të gjitha standardet evropiane të trajtimit të paraburgosurve dhe të dënuarve,” tha Manja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco