Ktheu lokalin në fole prostitucioni/ Arrestohet tutorja 52-vjeçare/ EMRI

Ktheu lokalin në fole prostitucioni/ Arrestohet tutorja 52-vjeçare/ EMRI

11:26, 27/07/2024
A+ Aa A-

Policia e Tiranës bëri të ditur se ka arrestuar një 52-vjeçare, e identifikuar si Lindita Skura, e cila akuzohet se kishte kthyer lokalin e saj në një fole prostitucioni.

Bashkë me Lindita Skurën, në pranga ra edhe një shtetase për ushtrim prostitucioni. E arrestuarja tjetër është 20-vjeçarja Mimoza Braçe.

Ndërkohë u proceduan penalisht dy femra të tjera dhe u sekuestruan dy makina, dy aparate celularë dhe shuma parash.

NJOFTIMI ZYRTAR

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, ndjekur me metoda speciale të hetimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Red light".

Në kuadër të këtij operacioni:

- u arrestua shtetasja L. S., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale "Prostitucioni", "Shfrytëzimi i prostitucionit", dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion";

- u arrestua shtetasja M. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Prostitucioni";

- u proceduan penalisht shtetaset O. B., 34 vjeçe, dhe M. Dh., 19 vjeçe.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja L. S., ka në menaxhim një lokal në rrugën "Kastriotët", në të cilin mbante shtetaset M. B., O. B., dhe M. Dh., dhe i shfrytëzonte për prostitucion, me klientë të ndryshëm të lokalit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco