Humbi kontaktet me familjen dy ditë para, i riu gjendet i pajetë në det

Humbi kontaktet me familjen dy ditë para, i riu gjendet i pajetë në det

22:59, 26/07/2024
A+ Aa A-

Një 20-vjeçar është gjendur pa shenja jete në det në 'Sektorin Iliria'. 

Dyshohet se i riu banues në Cërrik, Elbasan është mbytur aksidentalisht pasi nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sakaq, mësohet se 20 vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët dy ditë më parë.

Njoftimi i policisë Durrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria, është gjetur i pa jetë në det, dyshohet i mbytur aksidentalisht, shtetasi A. R., 20 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

20 vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët dy ditë më parë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco