Aksidentuan këmbësorin dhe u larguan/ Arrestohet shtetasi italian dhe shpallet në kërkim një tjetër

Aksidentuan këmbësorin dhe u larguan/ Arrestohet shtetasi italian dhe shpallet në kërkim një tjetër

22:27, 26/07/2024
A+ Aa A-

Një shtetas Italian 54 vjeç është arrestuar nga policia e Kavajës dhe një shtetas tjetër shqiptar 43 vjeç u shpall në kërkim. 

Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi i 54 vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 43 vjeçarit u bë për arsye se rreth orës 00:30 të mëngjesit të sotëm, në segmentin rrugor Kavajë-Golem, këta dy shtetas  po udhëtonin me automjetin tip Golf në pronësi të shtetasit V.N, dhe kanë aksidentuar këmbësorin shtetasin P. F., 54 vjeç, banues në Kavajë, i cili ka humbur jetën.


'Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan shtetasin italian F. A., 54 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin V. N., 43 vjeç, banues në Kavajë.

Arrestimi i 54 vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 43 vjeçarit u bë për arsye se  rreth orës 00:30 të mëngjesit të sotëm, në segmentin rrugor Kavajë-Golem, këta dy shtetas  po udhëtonin me automjetin tip Golf në pronësi të shtetasit V.N, dhe kanë aksidentuar këmbësorin shtetasin P. F., 54 vjeç, banues në Kavajë, i cili ka humbur jetën.

Pas aksidentit të dy këta shtetas janë larguar nga vendi i ngjarjes. 

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë,  është bërë  arrestimi i shtetasit italian F. A., 54 vjeç,  pasi  nuk ka deklaruar se cili prej tyre ka qenë në drejtimin e  automjetit.

Po në vijim të veprimeve është shpallur në kërkim shtetasi V. N., 43 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ky shtetas nuk është gjetur në banesë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdon puna hetimore për zbardhjen e këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco