Tropojë/ Bie nga shkëmbi, humb jetën alpinisti Kosovar

Tropojë/ Bie nga shkëmbi, humb jetën alpinisti Kosovar

18:56, 26/07/2024
A+ Aa A-

Një alpinist nga Kosova ka ndërruar jetë ditën e sotme në në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë.

Raportohet se alpinisti është rrëzuar nga shkëmbi dhe ka humbur jetën në një terren të thepisur dhe shkëmbor.

Sipas informacioneve paraprake nuk mund të ndërhyhet as në rrugë tokësore dhe as me helikopter në vendin ku është rrëzuar trupi i viktimës.

 Njoftimi i policisë/ Tropojë 

Më datë 26.07.2024, rreth orës 17:10, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se 1 shtetas kosovar, në vendin e quajtur "Maja e Thatë", Valbonë, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rënë nga një lartësi dhe dyshohet se ka humbur jetën.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur drejt adresës së dhënë, së bashku me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës.

Për shkak të terrenit të  thepisur malor është  kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco