E rëndë/ Përdhunimi në Gramsh, 33-vjeçarja: Kam edhe një fëmijë me vëllain tim

E rëndë/ Përdhunimi në Gramsh, 33-vjeçarja: Kam edhe një fëmijë me vëllain tim

18:52, 26/07/2024
A+ Aa A-

Deatje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Gramsh, ku u arrestua shtetasin E. S., 36 vjeç, pasi akuohet se ka ushtruar dhunë dhe ka abuzuar seksualisht me motrën e tij 33-vjeçare.

Mësohet se 36-vjeçari ka qenë edhe më parë i arrestuar për abuzim seksual, pasi motra e tij e kishte denoncuar. Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se 33-vjeçarja ka deklaruar në Polici se ka edhe një fëmijë që e ka sjellë në jetë nga incesti, marrëdhënia seksuale me të vëllain e saj, duke e bërë ngjarjen edhe më tronditëse.

Bëhet me dije se të dy individët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekoligjore për të konfirmuar nëse vajza është abuzuar apo jo.

Pas daljes së përgjigjes së ekzaminimeve dhe nëse konfirmohet abuzimi do të kërkohet edhe një test ADN për fëmijë.

Policia bën të ditur se 36-vjeçari nuk ka kartelë për probleme të shëndetit mendor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco