Aksident në Shkodër, 17-vjeçari mbetet i plagosur

Aksident në Shkodër, 17-vjeçari mbetet i plagosur

18:18, 26/07/2024
A+ Aa A-

Vetëm pak minuta më parë një aksident është shënuar në aksin Shkodër-Muriqan, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve nga policia 17-vjeçari ka qënë duke udhëtuar me një motorr kur është përplasur me automjetin e shtetasit F.M. 

17-vjeçari i plagosur është dërguar drejt spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën mjeksore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak 

Rreth orës 17:15, në aksin rrugor "Shkodër-Muriqan",  motomjeti me drejtues një 17-vjeçar, është përplasur me automjetin  me drejtues shtetasin F. M.

Si pasojë është dëmtuar i mituri 17-vjeçar i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco