SYRI TV/ Tymi i mbetjeve helmon qytetin e Vlorës, digjet prej 2 ditësh fusha e mbetjeve

17:08, 26/07/2024
A+ Aa A-

Prej dy ditësh qyteti i Vlorës po helmohet nga tymi që po lëshohet në atmosferë nga djegia e fushës së mbetjeve. Lëndët toksike kanë mbuluar si re të gjithë qytetin, ndërsa shuarja e flakëve duket e pamundur. Situata në këtë qytet është e përsëritur, ndërkohë që për menaxhimin e tyre, qeveria I dha kompanisë së Klodian Zotos 21 milionë euro. qytetarët ankohen për erën e rëndë, ndërkohë që drejtuesit vendor në vend të zgjidhjes së këtyre problematikave ishin shpërngulur për të plotësuar porositë e kryeministrit EdI Rama në fushatën e Vangjel Tavos në Himarë.

Edhe pse për menaxhimin e mbetjeve në Vlorë qeveria ka paguar 21 milionë euro, plehrat vijojnë të grumbullohen dhe digjen në mes të qytetit, pasi milionat janë zhdukur nga kompania e Klodian Zotos, e landfilli i florinjtë që duhet të niste nga puna që 2 vite më parë, ende mbahet i mbyllur me dryn. Ngjarja e sotmte është paralajmëruar vazhdimisht, por institucionet nuk kanë marrë asnjë masë, e ajo që ndodh është helmimi që u bëhet qytetarëve vlonjat dhe tursitëve nga tymi kancerogjen i lëshuar nga djegia e mbeturinave.

Prej dy ditësh forcat zjarrëfikse nuk kanë mundur dot të vënë situatën në kontroll dhe sot për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe ushtria, por situata vijon të rëndohet nga moment në moment, duke detyruar banorët e zonës rreth fushmbetjes të eavkuohen e të braktisin banesat e tyre.  

Kjo situatë nuk është e re për qytetin e Vlorës, pasi ajo përsëritet çdo vit, ku edhe vitin e shkuar po në sezonin turistik fusha e mbetjeve u përfshi nga flakët duke shkaktuar dëme kolosale. Por veç problemeve me ndotjen, duket se qytetarët e Vlorës janë braktisur edhe nga drejtuesit lokal. Ndërsa duhet të ishin në krye të detyrës, për mbarvajtjen e sezonit turistik, prtoblemeve të përditshme të qytetarëve e marrjen e masave për menaxhimin e mbetjeve, kryebashkiaku I Vlorës, Ermal Dredha prej disa ditësh është transferuar në Qeparo, si I ngarkuar për të drejtuar fushatën elektorale në fshatrat e Bregut për kandidatin socialist, Vangjel Tavo, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale në Himarë, që zhvillohen në 4 gusht. Po ashtu, kryetari i Qarkut të Vlorës, Ervis Moçka, është zhvendosur në fshatin Vuno, si i ngarkuar nga Partia Socialiste për fushatën elektorale të Tavos. Dy drejtuesit lokalë kanë në stafet e tyre elektorale edhe drejtorë të administratës vendore në Vlorë, të cilët janë përfshirë gjerësisht në fushatën për Bashkinë e Himarës. Ky angazhim elektorale ka bërë që problemet e mprehta të qytetit të Vlorës të mbeten pas dore, e pasojat sot po i vuajn qytetarët e Vlorës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco