EMRI/ Qëlloi me armë ndaj policisë, për të mbrojtur parcelën me drogë, arrestohet 48-vjeçari

EMRI/ Qëlloi me armë ndaj policisë, për të mbrojtur parcelën me drogë, arrestohet 48-vjeçari

15:31, 26/07/2024
A+ Aa A-

Qëlloi me armë ndaj policisë, për të mbrojtur parcelën me drogë, arrestohet nje person.

I arrestuari është shtetasi Artur Sala 48 vjeç, banues në Arrameras në Krujë.

Njoftimi i Policisë:

Qëlloi me armë zjarri gjatë ndërhyrjes nga Policia, në parcelën ku kishte kultivuar bimë narkotike, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari.

Komisariati i policisë Krujë ka finalizuar operacionin policor i koduar “Danger”.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, bimë të dyshuara narkotike, një shkop bejzbolli, një përforcues grushti dhe një celular.

“Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Danger”.

Si rezultat i tij u arrestua shtetasi A. S., 48 vjeç, banues në Arrameras.

Gjatë kontrollit në Kodër Bubq, është konstatuar një parcelë ku u gjetën 64 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, shtetasi A. S. ka qëlluar në ajër, me armë zjarri. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan së bashku me bimët dhe armën e zjarrit, një përforcues grushti dhe një shkop bejzbolli”, njoftoi Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco