EMRI/ Sekuestrohen 7 tonë kafe kontrabandë, arrestohet 33-vjeçari, 5 bashkëpunëtorët në kërkim

EMRI/ Sekuestrohen 7 tonë kafe kontrabandë, arrestohet 33-vjeçari, 5 bashkëpunëtorët në kërkim

09:44, 26/07/2024
A+ Aa A-

Shtatë tonë kafe kontrabandë e ndarë në 28 paleta me kafe, është sekuestruar nga policia e Tiranës. Mësohet se në pranga ka rënë Flori Kapllani, banues në Tiranë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim pesë bashkëpunëtorët e tij të cilët e ndihmonin në transportimin dhe magazinimin e pakove të kafes. Sipas policisë sasia e kafesë u fut nga Qafë-Thanë me dokumente të falsifikuara, ndërsa kamioni nuk u zhdoganuar në Vorë por në banesën e të arrestuarit.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas një pune të mirëfilltë hetimore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Coffe seeds". Gjatë operacionit u sekuestruan 28 paleta me kafe, me peshë rreth 7 tonë, të dyshuara të kontrabanduara. U arrestua një shtetas dhe u shpallën në kërkim 5 të tjerë, bashkëpunëtorë në transportimin dhe magazinimin e pakove të kafes.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave të ndryshme, arrestuan shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, punohet për kapjen e shtetasve E. T., 30 vjeç, M. T., 33 vjeç, A. Ç., 33 vjeç, I. Ç., 35 vjeç, dhe A. S., 33 vjeç.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë paraqitur në doganën e Qafë Thanës, dokumentacion të falsifikuar të origjinës dhe porosisë së mallit që kanë transportuar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, dhe kamionin që transportonte sasinë e kafes, nuk e kanë shkarkuar në doganën e Vorës, siç kanë deklaruar në pikën e parë kufitare. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. S., në Thumanë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 28 paleta me kafe, me peshë rreth 7 tonë, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet i kaluan Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco