Përfshihet nga flakët një furgon pranë Mallakastrës

Përfshihet nga flakët një furgon pranë Mallakastrës

09:14, 26/07/2024
A+ Aa A-

Merr flakë një furgon teksa ishte duke qarkulluar në aksin nacional Krahës-Mallakastër.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 08:00 të së premtes në afërsi të fshatit Krahës, 1 Bashkia Memaliaj. Furgoni ishte i ngarkuar me mallra dhe fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e zjarrit. Mendohet se pista kryesore është një defekt në rrjetin elektrik të furgonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco