Vodhi një banesë dhe tentoi të vidhte tre të tjera, pranga 46-vjeçarit në Shkodër

Vodhi një banesë dhe tentoi të vidhte tre të tjera, pranga 46-vjeçarit në Shkodër

08:57, 26/07/2024
A+ Aa A-

Shtetasi Gazmir Baboçi, 46 vjeç, është arrestuar këtë të premte në Shkodër.

Ai akuzohet se gjatë muajit qershor vodhi një banesë dhe tentoi të vidhte edhe tre të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISE

Gjatë muajit qershor, vodhi në një banesë dhe tentoi të vidhte në 3 banesa të tjera, kapet dhe arrestohet 46-vjeçari. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e disa vjedhjeve/tentativave për vjedhje në banesa të ndryshme, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

G. B., 46 vjeç, banues në Laç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 46-vjeçari, gjatë muajit qershor 2024, ka vjedhur në banesën e shtetasit E. D., si dhe ka tentuar të vjedhë në 3 banesa të tjera, në Shkodër, Shirokë dhe Muriqan.

Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi G. B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco