Të shtëna në Mamurras/ Si u plagosën me armë polici dhe kushëriri i tij, shkak pronësia

Të shtëna në Mamurras/ Si u plagosën me armë polici dhe kushëriri i tij, shkak pronësia

22:15, 25/07/2024
A+ Aa A-

Dy kushërinj,  fqinj me njëri-tjetrin, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras për shkak të një konflikti pronësie.

Sipas autoriteteve, gjatë konfliktit për një sipërfaqe toke ka mbetur i plagosur efektivi i policisë Sahit Ahmetaj (Sela), i cili ishte jashtë shërbimit.

Po ashtu i plagosur mbeti edhe kushëriri i tij, Adrian Sela.

Për pasojë të dy janë transportuar drejt spitalit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Pak më parë bëhet e ditur se një tjetër person është paraqitur në spitalin e Krujës, i plagosur me armë zjarri.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushurinj me njëri-tjetrin.

Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco