VIDEO/ Flakët vijojnë djegin plehrat në Vlorë, qyteti pushtohet nga tymi kancerogjen

21:57, 25/07/2024
A+ Aa A-

Vatrat e zjarrit në pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Vlorë vijon të jetë aktive duke krijuara një ndotje mjedisore të jashtëzakonshme.

Vatrat e zjarrit janë përhapur rreth mesditës së sotme duke shkaktuar një re tymi toksik mbi të gjithë qytetin.

Zjarri vijon të përhapet dhe situata përkeqësohet edhe për shkak të erës dhe temperaturave të larta.

Deri në këto momente nuk është ndërmarrë asnjë iniciativë nga shteti për të vënë në punë landfillin e Sherishtës.

Zjarri vazhdon ende ndezur dhe tymi toksik shpërndahet në qytet, duke përsëritur të njëjtën histori si në sezonin e kaluar.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco