Vlora mbulohet nga tymi kancerogjen i plehrave në mes të sezonit, banorët: Po sëmuremi!

Vlora mbulohet nga tymi kancerogjen i plehrave në mes të sezonit, banorët: Po sëmuremi!

20:19, 25/07/2024
A+ Aa A-

Fusha e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës është kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për qytetarët.

Mesditën e sotme është rindezur sërish zjarri që çliron tym e mbush gjithë qytetin. Temperaturat e larta, era e fortë dhe rindezja e zjarrit ka lëshuar tym kancerogjen mbi qytet, duke krijuar jo pak shqetësim për banorët dhe pushuesit në këtë periudhë.

“Ndihemi në rrezik për shëndetin dhe kjo situatë është çdo herë“, shprehet qytetarët.

Kjo situatë që rëndon shëndetin e qytetarëve ka edhe impakt negativ për sezonin turistik. Banorët e Vlorës shohin si shpresë të vetme për situatën, vënien në funksion të Lanfillit te Sherishtës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco