Zjarr i madh përfshin Blacën dhe Podgorin

Zjarr i madh përfshin Blacën dhe Podgorin

17:29, 25/07/2024
A+ Aa A-

Në një sipërfaqe kodrinore mes fshatit Blacë dhe fshatit Podgorie është përfshirë nga zjarri. Sipas informacioneve, nga flakët është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme me bar dhe shkurre, e cila ndodhet pranë zonave me vreshta dhe pemëtari, por larg zonave të banuara.

Mësohet se flakët po mbështeten nga erërat dhe temperaturat e larta, ndërkaq banorë të zonës ndodhen në perimetrin e flakëve dhe po mundohen për t’i vënë ato në kontroll.

Momentalisht nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por sipas burimeve zyrtare në terren janë 2 grupe të Zjarrfikëses së Maliqit dhe punonjësit e njësisë administrative të Vreshtazit, të cilët po mbështeten nga banorët e zonës.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco