Spanjë/ Arrestohen dy hajdutët shqiptarë! 2 milionë euro grabitje

Spanjë/ Arrestohen dy hajdutët shqiptarë! 2 milionë euro grabitje

17:19, 25/07/2024
A+ Aa A-

Ishin kthyer në “tmerrin” e banesave, arrestohen dy hajdutët shqiptarë,  Vlera e sendeve të grabitura arrin në 2 milionë euro

Policia spanjolle ka vënë në pranga dy hajdutë të cilët ishin kthyer në tmerrin e banorëve në Ibiza dhe Mallorca gjatë dy viteve të fundit.

Mediat sapnjole raportojnë se dy hajdutët kishin kryer më shumë se 50 grabitje në dy vitet e fundit, ku vlera e mallit llogaritet në 2 milionë euro, ku përfshihen më shumë se 20 ora luksoze dhe bizhuteri të shumta.

Të arrestuarit me origjinë shqiptare, përzgjodhën viktima me fuqi të lartë blerëse që jetonin në Ishujt Balearik.

Ata zakonisht i zgjidhnin kur dilnin nga restorantet luksoze dhe plazhet ekskluzive, madje shkuan aq larg sa të shënonin automjetet e tyre me pajisje GPS, për të identifikuar shtëpitë ku jetonin dhe ku u grabitën.

Më pas, ndërsa viktimat flinin, hajdutët hynë në shtëpitë e tyre dhe vodhën kryesisht bizhuteri dhe ora të cilësisë së lartë, të cilat dërgoheshin në tregun e zi nëpërmjet të tretëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco