Rikthehet në qeli biznesmeni Lami, mori tendera nga drejtori i ARRSH

Rikthehet në qeli biznesmeni Lami, mori tendera nga drejtori i ARRSH

10:00, 25/07/2024
A+ Aa A-

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka kthyer në qeli biznesmenin Ervis Lami, i cili akuzohet se ka marrë tendera nga drejtori i ARRSH, Evis Berberi, i cili ndodhet i arrestuar.

Njoftimi i Gjykatës:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 25 korrik 2024,shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 160 akti, datë 17.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 312, datë 13 qershor 2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, ndaj shtetasit nën hetim E. L.,disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 312, datë 13.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pikën e disponimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal si më poshtë:

Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin nr. 21, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim E.L.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco