SYRI TV/ Banorët e Thumanës në protestë, arsyeja izolimi nga autostrada Thumanë-Kashar

22:01, 24/07/2024
A+ Aa A-

Mijëra qytetarë e biznesmenë të Fushë-Krujës dhe fshatrave përreth janë bllokuar pas ndërtimit të autostradës Thumanë-Kashar, pasi nuk u janë lënë rrugë hyrëse e dalëse. Banorë të zonës kanë dalë në protestë pasditen e kësaj të mërkure për të kërkuar akses, duke thënë se me ndërtimin e autostradës dhe bllokimin e rrugës që ishte ekzistuese, bizneset kanë falimentuar dhe nuk mund të shkojnë as në banesat e tyre. Gjatë protestës pati momente tensioni mes policisë dhe protestuesve, të cilët bllokuan për disa minuta autostradën.

SYRI TV

 “Qindra banorë të Krujës, Fushë-Krujës, Thumnës dhe zonave përreth kanë protestuar pasditen e kësaj të mërkure, për të kërkuar rrugë hyrëse dhe dalëse nga autostrada Thumanë-Kashar drejt zonave të tyre. Ata thonë se bllokimi i rrugës që ishte ekzistuese u ka pënalizuar në aktivitetet e tyre të përditshme me bizneset, por edhe për shkuarjen në banesa.”

Protesta u zhvillua me përplasje dhe tensione mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, pasi këta të fundit hoqën gardhin rrethues dhe bllokuan autostradën për rreth gjysmë ore.

Banorët shprehin shqetësimin se ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar, ka penalizuar me mijëra biznese e banorë të zonës, pasi nuk janë lënë rrugë hyrëse e dalëse, teksa rruga që ishte ekzistuese është bllokuar. Kjo u ka pamundësuar aksesin në biznese dhe banesa qytetarëve, të cilët kanë mbetur të izoluar dhe të shqetësuar se aktivitetet tregtare po u shkojnë drejt falimentimit.

Protestuesit paralajmëruan tubime të tjera dhe bllokim të rrugëve derisa kërkesat e tyre të merren parasysh. Ata kërkojnë akses drejt zonave ku jetojnë e punojnë, por sipas tyre projekti e ka shmangur për shkak të kalimit të detyrueshëm në traun me pagesë. Për këtë projekt rrugor ka patur polemika e denoncime të forta lidhur me koston marramendëse të punimeve.

Sipas studimit të fisibilitetit në kuadër të korridorit Adriatiko-Jonian, kostoja për ndërtimin e dy segmenteve të aksit Thumanë-Lekaj përllogaritet mbi 640 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco