SYRI TV/ Maliq, abuzuan me 16-vjeçaren, 2 persona në pranga

SYRI TV/ Maliq, abuzuan me 16-vjeçaren, 2 persona në pranga

20:02, 24/07/2024
A+ Aa A-

Nje 16 vjeçare dyshohet se eshte abuzuar seksualisht dhe shfrytëzuar per prostitucion nga dy persona ne nje fshat te Maliqit.

Policia ka vene ne pranga dy autoret e dyshuar te ngjarjes, nje 26 vjeçar dhe nje 41 vjeçar.

E ema e vajzes ka rrëfyer si e mesoi ngjarjen e rende ndersa xhaxahi i njerit prej te arrestuarve mohoi akuzat dhe tha se nipi i tij e kishte te dashur 16 vjeçaren.

SYRI TV

Dy persona janë vënë në pranga nga policia sepse abuzuan seksualisht me një 16 vjeçare.

Sipas burimeve mësohet se policia e Maliqit ka arrestuar një 41 vjeçar dhe një 26 vjeçar të cilët dyshohet se prej disa muajsh abuzonin seksualisht me një të mitur.

Ka qenë vajza që ka pranuar pranë oficerëve të policisë ngjarjen, pas denoncimit që bëri nëna e saj në komisariat.

S. H. 41 vjeç sipas njoftimit të policisë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur dhe ajo pretendon se i ai i ka dhënë para.

Ndërsa policia gjithashtu sqaron se M. B 26 vjeç dyshohet se e shfrytëzonte 16-vjeçaren, për prostitucion.

Ndërkohë që nëna e adoleshentes  rrëfen se si e ka mësuar që vajza është abuzuar.

Per ngjarjen ka reaguar familjaret e njerit prej te arrestuarve qe akuzohet se abuzoi seksualisht me te mitruen dhe e shfrytëzonte per prostitucion.

Xhaxhai i 26 vjeçarit, ka deklaruar se nipi e tij kishte lidhje dashurore me 16 vjeçaren dhe kerkon lirimin e tij nga burgu.

Xhaxhai ben fajtor per kete situate te arrestuarin tjeter, 41 vjeç duke thene se e mori ne qaf nipin e tij duke e njohur me 16 vjecaren.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco