Aksident në Shëngjin, makina përfundon në kanal

Aksident në Shëngjin, makina përfundon në kanal

19:28, 24/07/2024
A+ Aa A-

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Shëngjin, ku një makinë ka rënë në kanal dhe është kthyer përmbys.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate, kur makina ka devijuar nga rruga dhe është përmbysur në kanal.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën kryesore të Shëngjinit që lidhet me Kunën, ku mungon ndriçimi.

Në të njëjtin vend janë shënuar edhe aksidente të tjera, pasi veç mungesës së sinjalistikës, rruga ka edhe një kthesë të fortë dhe mbetet me risk të lartë për turistët që nuk njohin zonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco