E rëndë në Pogradec/ Babai plagos me çifte të birin, djali në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec/ Babai plagos me çifte të birin, djali në gjendje të rëndë

19:22, 24/07/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Stropckë të Pogradecit. Mësohet se pas një konflikti për motive banale djali ka goditur fizikisht të atin ku ky i fundit ka marrë çiften duke e plagosur rëndë.

Burime nga spitali bëjnë të ditur se djali është në gjendje të rënd shëndetësore, dhe pritet që të niset drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco