Bllokohet autostrada Thumanë-Kashar/ Protestuesit akuza Ramës, përplasen me policinë: Qeveria mbron kriminelët

18:53, 24/07/2024
A+ Aa A-

Banorët e zonës së Thumanës, janë ngritur në protestë pasi autostrada Thumanë-Kashar nuk ka hyrje-dalje për këta qytetarë.

Protestuesit kanë bllokuar të dyja krahët e autostradës duke sjellë dhe përplasjen me policinë e cila kërkon që të zhbllokohet rruga.

Gjatë fjalës së protestuesve, ata akuzojnë kryeministrin Edi Rama se izoloi 85 mijë banorë të kësaj zone dhe si 1500 biznese po falimentojnë.

‘Qeveria po mbron kriminelët’, shprehen protestuesit.

‘Na gjeni rrugë nga të kalojmë, na duhet rrugë alternative, jemi të izoluar’, thonë banorët.

‘Ne e duam rrugën, shumë e bukur, me standarde, por ne nuk kemi akses. Nuk ka një tabelë nga ku të ikin njerëzit, këtu kanë falimentuar të gjithë...’, shprehehet një tjetër protestues.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco