Abuzonin dhe e shfrytëzonin për prostitucion 15-vjeçaren, e mitura denoncon për Piranjat

18:42, 24/07/2024
A+ Aa A-

Emisioni 'Piranjat' kanë publikuar denoncimin e një vajze 15-vjeçare nga Maliqi, e cila është abuzuar seksualisht dhe është shfytëzuar për prostitucion nga kunati dhe fqinji i saj.

Në postimin e 'Piranjave' në Facebook, bëhet me dije se 15 vjeçarja nga Maliqi me inicialet V.L. tregoi se disa të panjohur shpërndanin videot e saj në rrjete sociale dhe fqinji i saj 41 vjeçar Selam Hyka abuzonte me të duke e marrë nga rruga, ndërsa burri i motrës së saj, 26 vjeçari Marsel Baçi e kishte abuzuar më herët.

Të dy këta persona janë arrestuar ditën e sotme.

Postimi i plotë:

Në redaksinë e Piranjave erdhi një denoncim i një 15 vjeçareje nga Maliqi me inicialet V.L. e cila tregoi se disa të panjohur shpërndanin videot e saj në rrjete sociale.

Nuk mbetej me kaq. Fqinji i saj 41 vjeçar Selam Hyka abuzonte me të duke e marrë nga rruga, ndërsa burri i motrës së saj, 26 vjeçari Marsel Baçi e kishte abuzuar më herët.

Sot Policia e Shtetit arrestoi këta dy persona me akuzat shfrytëzim i prostitucionit dhe marrëdhënie seksuale me të mitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco