Plagosi një person pasi i ngacmoi të dashurën/ Luca: Më provokoi…

Plagosi një person pasi i ngacmoi të dashurën/ Luca: Më provokoi…

12:01, 24/07/2024
A+ Aa A-

Autori i plagosjes së 27-vjeçarit Alfred Marku mesditën e së dielës në plazhin e Tales ka dalë sot para Gjykatës së Lezhës për t'u njohur me masën e sigurisë.

Ermir Lucaj do të qëndrojë në burg pa afat.

Përmes avokatit mbrojtës, ai ka pretenduar se është provokuar nga Marku dhe se armën e zjarrit e ka nxjerr për ta trembur dhe jo për ta qëlluar.

Por pavarësisht këtyre pretendimeve, gjyqtari Elvis Sulejmani pranoi kërkesën e prokurorit Arben Nika, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e 30-vjeçarit Ermir Lucaj dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Kujtojmë se ngjarja u regjistrua të dielën në plazhin e Tales në një zonë të populluar nga pushuesit, kur dy të rinjtë patën fillimisht një konflikt mes njëri-tjetrit, pasi sipas burimeve Marku i kishte ngacmuar të dashurën Ermir Lucës.

Pas ngjarjes, autori u largua nga vendi, duke qëndruar në arrati dhe më pas u kap nga Policia e Lezhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco