Skandali te Spitali Onkologjik/ Seanca te GJKKO shtyhet për në orën 14:00

Skandali te Spitali Onkologjik/ Seanca te GJKKO shtyhet për në orën 14:00

11:46, 24/07/2024
A+ Aa A-

Mjekët e Spitalit të Onkologjikut janë paraqitur në GJKKO, pas skandalit të bërë publik nën akuzën e “korrupsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës”.

Por seanca është shtyrë në orën 14:00.

Kjo pasi avokatët kanë kërkuar të njihen me vendimin e mos-kompetencës së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe kërkesën e prokurorit të SPAK.

Gati tre javë më parë, Gjykata e Tiranës caktoi masat “arrest në shtëpi” për mjekun Edmond Gashi dhe farmacistin Florian Marku. Ndërsa për mjeken Alketa Pera, zv.drejtoreshën e QSUT, Brikena Qirjazi, koordinatorin Emiljano Lela, administratorin e klinikës private, Halil Gashi dhe ish-specialisten e QSUT, Drilona Kishta gjykata caktoi masën e “detyrimit për paraqitje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco