VIDEO/ Lezhë, shpërthen zjarri në malin e Rrencit, flakët i drejtohen banesave

VIDEO/ Lezhë, shpërthen zjarri në malin e Rrencit, flakët i drejtohen banesave

11:21, 24/07/2024
A+ Aa A-

Një vatër zjarri është shfaqur në malin e Rrencit në Lezhë ndërmjet fshatrave Malecaj e Koljakaj.

Flakët po përhapen me shpejtësi edhe për shkak të erës, ndërsa poshtë saj ndodhen edhe disa shtëpi banimi.

Të parët janë angazhuar banorët për të mbajtur larg flakët, ndërsa drejt zonës është nisur edhe shërbimi zjarrfikës.

Nuk dihet ende sesi nisi ky zjarr, por ka dyshime që flakët të jenë shkaktuar nga pakujdesia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco