VIDEO/ Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK i shoqëruar nga një polic

10:48, 24/07/2024
A+ Aa A-

Pas "arratisë" nga Gjykata e Tiranës, ditën e sotme mjeku Edmind Gashi, që qëndron në masën e "arrestit në shtëpi", ka mbërritur në gjykatë i shoqëruar nga një punonjës policie.

Kjo sepse sot mbahet seanca gjyqësore, ku pritet që GJKKO të vlerësojë masat e sigurisë ndaj shtatë të dyshuarve për skandalin tek Onkologjiku, pas kalimit të hetimit për kompetencë në SPAK.

Hetimi në SPAK është regjistruar për "korrupsion", "shpërdorim detyre" dhe "kontrabande te ilaçeve".

Mjeku Edmond Gashi dyshohet se në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij.

Për çdo pacient që orientohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco