EMRAT/ Pranga 41-vjeçarit dhe të riut që e shfrytëzonte prej muajsh seksualisht një 16-vjeçare

EMRAT/ Pranga 41-vjeçarit dhe të riut që e shfrytëzonte prej muajsh seksualisht një 16-vjeçare

09:22, 24/07/2024
A+ Aa A-

Prej muajsh abuzonin seksualisht me një 15 vjeçare, arrestohen 2 persona.

Ngjarja e rëndë është zbuluar në Maliq, Korçë, pas denoncimit të nënës së vajzës 15-vjeçe.

Policia e Maliqit ka arrestuar Selam Hyka 41-vjeçar dhe 26- vjeçarin Marsel Baçi të cilët sipas denoncimit të bërë publik, dyshohet se prej disa muajsh shfrytezonte seksualisht një vajzë të mitur.

Ka qenë vajza që ka pranuar pranë uniformave blu këtë ngjarje, pas denoncimit që bëri nëna e saj në komisariat.

Dy të arrestuarit ndodhen në drejtorinë vendore të policisë së Korçës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i Policisë së Korçës:

Dyshohet se shfrytëzonte një 16-vjeçare, për prostitucion, vihet në pranga 26-vjeçari.    

Vihet në pranga dhe një shtetas që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për një rast të shfrytëzimit të një shtetaseje të mitur, për prostitucion, arrestuan shtetasit:

S. H., 41 vjeç, banues në fshatin Leminot, Maliq, për veprën penale "Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç". Gjatë veprimeve të kryera në prezencë të psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, 16-vjeçarja ka kallëzuar se në muajin qershor të vitit 2024, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe i ka dhënë para; 

M. B., 26 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit", pasi nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast, dyshohet se e shfrytëzonte 16-vjeçaren, për prostitucion.  

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco