Dyshohet se abuzonin seksualisht prej disa muajsh me të miturën, dy të arrestuar në Maliq

Dyshohet se abuzonin seksualisht prej disa muajsh me të miturën, dy të arrestuar në Maliq

09:20, 24/07/2024
A+ Aa A-

Policia e Maliqit ka arrestuar një 41-vjeçar dhe një 22-vjeçar të cilët dyshohet se prej disa muajsh abuzonin seksualisht me një të mitur.

Ka qenë vajza që ka pranuar pranë uniformave blu këtë ngjarje, pas denoncimit që bëri nëna e saj në komisariat.

Dy të arrestuarit ndodhen në drejtorinë vendore të policisë së Korçës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco