E rëndë në Tiranë/ I mituri bie nga kati i dytë i banesës, 8-vjeçari ndërron jetë në spital

E rëndë në Tiranë/ I mituri bie nga kati i dytë i banesës, 8-vjeçari ndërron jetë në spital

08:09, 24/07/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Bathores mbrëmjen e djeshme (23 korrik), ku një i mitur aksidentalisht është rrëzuar nga kati i dytë i banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Policia thotë se ngjarja është regjistruar në orën 22:30, ndërsa i mituri u transportua në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

“Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital”, thote policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco