VIDEO/ Kundërshtuan forcat e policisë gjatë kontrollit të makinës, shoqërohen 3 persona në Vlorë

22:05, 23/07/2024
A+ Aa A-

Tre persona kanë përfunduar në Komisariatin e Vlorës, pasi kundërshtuan forcat e policisë gjatë kontrollit të makinës në të cilën ndodheshin.

Policia e Vlorës ka ndaluar një makinë pranë ‘Ujit të Ftohtë’ për kontroll, ndërkohë që është kundërshtuar nga drejtuesi.

Në moment kanë zbritur nga makina dy persona të tjerë të afërm të drejtuesit dhe kanë shtyrë forcat e policisë.

Në këtë moment është kërkuar përforcim nga forcat ‘Shqiponjat’, ku kanë shoqëruar të tre personat në komisariat.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco