Zjarr në Golem të Lushnjes, banorët ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

18:02, 23/07/2024
A+ Aa A-

Një zjarr i rënë pasdite në afërsi të fshatit Golem në Lushnje ka rrezikuar të djegë disa banesa. Falë ndërhyrjes së vetë banorëve, efektivave të dy zjarrfikëseve të Lushnjes dhe policisë së shtetit është bërë e mundur izolimi i flakëve dhe shuarja e zjarrit.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se zjarri i rënë në hyrje të fshatit në anë të hekurudhës ka agravuar duke djegur pemë e sipërfaqe tokash me bimësi të thatë. Era e fortë ka ndihmuar zjarrin dhe për rreth dy orë zjarrfikësit dhe banorët kanë luftuar për të mbajtur flakët larg banesave. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe ekspertët e policisë për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco