SYRI TV/ Elbasan, stuhia e së premtes dëmtoi serat, fermerët: Jemi shkatërruar financiarisht

16:49, 23/07/2024
A+ Aa A-

 

Shumë sera në zonën e Selites në Cërrik të Elbasanit, kanë mbetur të dëmtuara rëndë nga stuhia që goditi qarkun e Elbasanit pasditen e te premtes.

Dëmet e shkaktuara në sera arrijnë vlerën e miliona lekëve, ndërsa fermerët shprehen se janë të shkatërruar ekonomikisht, ndaj kërkojnë kompensim të menjëhershëm nga Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë.

SYRI TV

Stuhia qe goditi qarkun e Elbasanit pasditen e te premtes ka demtuar rende serat ne zonen e Selites ne qytetin e Cerrikut.

Demet ne nente prej serave me te prekura jane te pa llogaritshme teksa ne vetem nje sere demi i shkaktuar kalon shifren 100 milion leke te vjetra.

Fermeret shprehen se jane te shkaterruar financiarisht dhe nuk mund ta pershkruajnë demin kolosal që kanë pësuar, teksa prisnin te nxirnin ne treg prodhimin që kete vit dukej i mbare, por fatkeqesisht nuk kishin shitur as doren e pare.

Fatmiresisht ne momentin e stuhise e cila zgjati jo me teper se 5 minuta ne sera nuk kane qene te pranishem asnjeri prej fermereve, të cilët thonë se në të kundërt do e kishin të vështirë të kishin mbijetuar.

Nderkohe ne sera te tjera demet varjojne ne dhjetëra milione leke te vjetra, për të cilat ata janë pa shpresë se mund tu kompesohen ndonjehere nga qeveria.

Për këtë arsye fermerët po mendojnë largimin nga vendi.

Fermerët i bejne thirrje qeverise dhe ministrise se bujqesise që ti ndihmojne duke u ofruar kompesim per demet e medha ne serat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco