SYRI TV/ Dyfishohet numri i urgjencave në Lezhë, çdo ditë mbi 100 pacientë për ndihmë mjekësore

15:44, 23/07/2024
A+ Aa A-

Mbi 100 persona paraqiten çdo ditë në urgjencën e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore, duke bërë që kohët e fundit kjo shifër të dyfishohet. Mjekët thonë se rastet më të shumta të komplikacioneve shëndetësore janë për shkak të temperaturave të larta, trauma, alergji, aksidente etj.

SYRI TV

Numri i pacientëve në urgjencën e Lezhës është dyfishuar kohët e fundit, me mbi 100 persona që paraqiten çdo ditë për të marrë ndihmë mjekësore. Rritja e numrit të pushuesve dhe trafiku i rënduar janë arsyet e shtimit të urgjencave gjate kesaj periudhe.

Përgjegjësi i urgjencës ne Spitalin Rajonal te Lezhes, Almir Keli, shpjegon se dominojnë raste të komplikacioneve shëndetësore si pasojë e temperaturave të larta, aksidentet, traumat etj.

Sipas Kelit, ambulancat verore kanë ndihmuar për të mos kaluar në vështirësi urgjencën e Lezhës, teksa po punohet me kapacitet të plotë.

Një ndryshim pozitiv është ulja e rasteve të djegieve nga dielli, pasi në këtë aspekt vihet re rritje e ndërgjegjësimit të qytetareve qe frekuentojnë plazhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco