Fshihet Banushi i PS që i ka prerë ujin Dropullit, flet gazetari që e kapi mat...

Fshihet Banushi i PS që i ka prerë ujin Dropullit, flet gazetari që e kapi mat...

10:09, 23/07/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Këshillit të Bashkisë së Libohovës, Asim Banushi, u kap këto ditë i zhytur në një kanal vaditës në Dropull, duke ngritur prita që uji të mos u shkojë fermerëve, por interesave të tij.

Kapja në flagrancë e hajdutit të pronës publike është rast i rrallë dhe meritë e gazetarit vendas Armando Rabi, i cili, fatmirësisht, e dëshmoi me prova filmike atë që pa dhe kërcënimet që iu bënë nga zyrtari i shtetit në kanal.

Kjo ndodhi se fermerët e Dropullit duhet të vadisin tokat nga kanali vaditës që vjen nga liqeni i Doftisë, por, kryetari i Këshillit Bashkiak, i besuari i PS-së, vendos vetë prita dhe u bllokon rrjedhën që ta çojë ujin te njerëzit e tij.

Emisioni Kafe Shqeto në SYRI TV e ftoi kryetarin Banushi për të dhënë mendimin e tij mbi situatën që ka bërë bujë, por ai nuk e pranoi ftesën edhe pse skandali u bë publik, duke u justifikuar se kishte një eveniment për të ndjekur.

Kësisoj, rastin vazhdon ta ndjekë me durim, gazetari Armando Rabi, i vendosur për të mos lejuar vazhdimin e kësaj zhvatjeje që po krijon dhe përplasje midis banorëve të zonës.

Ndiqni intervistën e tij sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco