Tiranë, festa për pak kthehet në tragjedi: shkrepet arma, plagosen tre familjarë

Tiranë, festa për pak kthehet në tragjedi: shkrepet arma, plagosen tre familjarë

09:11, 23/07/2024
A+ Aa A-

Tre persona rreth të 30-ve, ndërmjet tyre një grua, janë dëmtuar nga shkrepja aksidentale e armës së një personi të rrethit të tyre familjar e shoqëror ndërkohë që po festonin mbrëmë në një lokal në Rrugën e Tiranës. Ata janë dërguar në një spital privat prej ku e lënduar më shumë ka qene 36-vjeçarja E.P, kurse të tjerët kanë dalë.

Sipas Policisë, ata janë lënduar nga shkrepja aksidentale e armës së një 32-vjeçari me iniciale E.E i cili pas ngjarjes është larguar dhe fshehur dhe tashmë ka nisur kërkimi i tij nga Policia.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës jepen më shumë detaje:

"Më datë 23.07.2024, rreth orës 01:35, janë paraqitur në një spital privat, për ndihmë mjekësore, shtetasit E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, me dëmtime të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri, - thuhet në njoftim. -  Shtetasit A.P., dhe D. P., pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa shtetasja E. P., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Këta shtetas, rreth orës 1:30 të mëngjesit të sotëm, kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës.

 

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. E., 32 vjeç, banues në Tiranë. 

Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme, dhe si pasojë e saj janë dëmtuar shtetasit e mësipërm.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe kapjen e shtetasit E. E."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco