E rëndë në Lezhë! Arrestohen dy 19-vjeçarë, morën peng, dhunuan dhe ngacmuan seksualisht 17-vjeçarin

E rëndë në Lezhë! Arrestohen dy 19-vjeçarë, morën peng, dhunuan dhe ngacmuan seksualisht 17-vjeçarin

20:10, 22/07/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë. Dy 19-vjeçarë A.GJ dhe A.LL u arrestuan, pasi kanë marrë në makinë një 17-vjeçar dhe e kanë drejtuar drejt fshatit Kolsh-Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Bashkia Lezhë, pa dëshirën e tij.

17-vjeçari ka bërë denoncimin në policinë e Lezhës për dy shtetasit. Materialet proceduriale i kanë kaluar prokurorisë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale, "Dëmtime të tjera me dashje", "Kanosja" dhe "Ngacmimi seksual"

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- Amarildo Gjoka, 19 vjeç, dhe Antonino Lleshi, 19 vjeç, të dy banues Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Lezhë.

Arrestimi i tyre u bë pasi një 17-vjeçar bëri kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, duke treguar se më datë 21.07.2022, rreth orës 22:30, është marrë në automjet pa dëshirën e tij nga këta dy shtetas dhe është çuar në drejtim të fshatit Kolsh-Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Bashkia Lezhë.

Pasi kanë ndaluar automjetin, këta dy shtetas e kanë shantazhuar 17-vjeçarin me video duke e nxjerrë "Live" në rrjetin social "TikTok" dhe duke e detyruar të përdorë fjalë fyese në video, veprime këto të cilat janë shoqëruar me dhunë fizike ndaj 17-vjeçarit, si dhe e kanë ngacmuar seksualisht.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të arrestuar A. Gj. dhe A. Ll. do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale, "Dëmtime të tjera me dashje", "Kanosja" dhe "Ngacmimi seksual"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco