SYRI TV/ Vlora, Fieri dhe Mirdita përfshihen nga flakët, raportohen vetëm dëme materiale

17:40, 22/07/2024
A+ Aa A-

Ambientet e një mobilerie në qytetin e Vlorës u përfshinë nga flakët mesditën e të hënës. Në pak minuta zjarri shkrumboi mobilerinë. Flakët kanë shkaktuar panik te banorët e zonës, ndërsa nga zjarri u dogj edhe fasada e njërit prej pallateve që ndodhej pranë saj. Banorët u evakuuan nga zjarrfikësit dhe policia, ndërsa flakët u netutralizuan pas disa minutazh punë. Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e tyre.

Një ventilator i lënë ndezur, është bërë shkak për zjarrin në një banesë në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë nuk ka pasur njeri, për pasojë nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme të mëdha materiale. Zjarrfikësit e Fierit neutralizuan flakët pas ndërhyrjes, me qëllim që të mos përhapeshin më shumë. Zjarrfikësit janë lajmëruar nga fqinjët e familjes që jetonte në banesën që u përfshi nga flakët. Edhe pse dyshohet se ventilator është shkak i rënies së zjarrit, policia ka nisur hetimet.

Sipërfaqe të mëdha pyjesh në Orosh të Mirditës janë përfshirë gjithashtu nga flakët. Zjarri ka nisur ditën e dielë, dhe vijon me itensitet të lartë edhe këtë të hënë. Në terren rapotohet se ndodhen 6 mjete zjarrfikëse, 30 forca të Ushtrisë, punonjës të bashkisë Mirditë etj. Por për shkak të terrenit të thyer malor, vështirësohet puna për shuarjen e flakëve, të cilat vijojnë të përhapen edhe për shkak të kushteve atmosferike. Deri më tani nuk ka pasur ndërhyrje me helikopter nga ajri për shuarjen e flakëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco