SYRI TV/ Mungesa e tregut sjell protesta nga fermerët në Maliq, protestuesit bllokojnë rrugën

17:17, 22/07/2024
A+ Aa A-

Fermerët e Maliqit janë ngritur masivisht në protestë mëngjesin e kësaj të hëne, për shkak se prodhimet e tyre bujqësore kanë mbetur stok për mungesë tregu.

Ndonëse fermerët protestuan paqësisht në rrugën hyrëse të fshatit Drithas, ata janë provokuar nga policia, ku vetë kreu i Policisë së Korçës Gjovalin Loka ka shtyrë me forcë protestuesit për t`i larguar nga rruga.

Fermerët, gjatë deklarave për mediat, kanë treguar gjithashtu se nga drejtori i policisë janë përdorur edhe fjalë të pahijshme.

Madje, hakmarrja e Policisë ndaj fermerëve ka vijuar edhe pas protestës, duke gjobitur deri në 100 mijë lekë të reja, traktorët e rreth 30 protestuesve. Shkak i gjobave të majme kanë qenë pikërisht protesta e drejtë e fermerëve, që kërkojnë të gjendet një zgjidhje për shitjen e prodhimeve të tyre bujqësore, të cilat kanë mbetur stok.

Fermeret thonë se prodhimet e importit futen në vendin tonë me kosto më të ulët, për shkak se vendet e origjinës kanë masa të larta subvencionimi për fermerët vendas.

Kjo është hera e parë që fermerët e Maliqit ngrihen në një protestë për mungesën e tregut, ndërsa kanë paralajmëruar se do të vijojnë me protesta deri sa shteti të dëgjojë zërin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco