SYRI TV/ Detaje nga masakra e Memaliajt, kamerat e sigurisë 'tregojnë' autorin

16:55, 22/07/2024
A+ Aa A-

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar profilin e autorit të masakrës me 3 të vrarë në Memaliaj, i cili ekzekutoi me breshëri plumbash babanë e Andrea Kalemit, Shyqyr Kalemin, kamarierin e lokalit, Gledio Muka dhe një klient Marsel Çela, natën e 20 korrikut. Ndërsa i plagosur mbeti vëllai i Shyqyri Kalemit, Artur Kalemi.

Autori që ka qëlluar ishte i gjatë 1.80 centimetra, rreth 40 vjeç dhe i pa maskuar. Autori ka qenë i veshur me pantallona të zeza dhe bluzë të zezë, pa mëngë. Po sipas te njëjtave burime, në momentin kur ka qëlluar ndaj viktimave, autori është ndalur për pak sekonta dhe dyshohet se u ka thënë diçka para se t’i ekzekutonte. Personi i dytë në timon nuk është identifikuar dot.

Hava Muka gjyshja e Gledian Mukës, kamarierit të pafajshëm të vrarë gabimisht gjatë atentatit në Memaliaj, ka dhënë  këtë të hënë një deklaratë për media.Gjyshja e moshuar kërkon drejtësi për nipin e ndjerë. Ajo thotë se 36-vjeçari ishte një person i mrekullueshëm, i cili nuk është i përfshirë në asnjë veprimtari kriminale. Gjyshja thotë se Glediani kishte 1 vit që punonte si kamarier për të siguruar bukën e gojës për familjen e tij. “Djalin e kemi patur flori e shkuar floririt. Nuk e prisnim që të vritej djali, Ai punonte atje kamarier për bukën e gojës. Përse ma vranë djalin, përse?! E kishte lënë punën dhe po rrinte atje se ishte vapë. Unë jam gjyshja, në këto kushte kërkojmë të drejtën e djalit, përse na i vranë. Çfarë bën shteti, i morën jetën djalit! Floriri i nënës! Duam drejtësi që na vranë djalin pa faj, duke punuar. Ishte i ndershëm dhe punëtor. Kishte një vit që pu nonte atje kamarier. Punonte aty për bukuri. Një djal i mrekullueshëm. E kishim yll mezi e kemi rritur”, tha gjyshja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco