Sinjë/ Disa vatra zjarri aktive, terreni vështirëson shuarjen e flakëve

Sinjë/ Disa vatra zjarri aktive, terreni vështirëson shuarjen e flakëve

16:46, 22/07/2024
A+ Aa A-

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në fshatin Mbolan në Njësinë Administrative Sinjë.

Drejt zonës së zjarrit janë nisur grupet e shërbimit zjarrfikës, që po punojnë me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine, për shkak të mungesës së rrugës.

Deri tani është djegur një hapsire rreth 500 m2 me shkurre e ferra dhe 150 balla jonxhe.

Ndërkohë që zjarri raportohet se është lokalizuar, ende ka vatra aktive, zjarrfikësit po punojnë për eleminimin e plotë të vatrës së zjarrit,që mund të rianktivizohet për shkak të erës dhe temperaturave të larta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco