Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Përvijohet nga kamerat autori i masakrës në Memaliaj: I gjatë, rreth 40 vjeç dhe ... pa maskë

Përvijohet nga kamerat autori i masakrës në Memaliaj: I gjatë, rreth 40 vjeç dhe ... pa maskë

12:50, 22/07/2024
A+ Aa A-

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar profilin e autorit të masakrës me 3 të vrarë në Memaliaj, i cili ekzekutoi me breshëri plumbash babanë e Andrea Kalemit, Shyqyr Kalemin, kamarierin e lokalit Gledio Mukën dhe një klient, Marsel Çelën, natën e 20 korrikut. I plagosur mbeti vëllai i Shyqyri Kalemit, Artur Kalemi.

Autori që ka qëlluar ishte i gjatë 1.80 centimetra, rreth 40 vjeç dhe i pamaskuar. Ai ka qenë i veshur me pantallona të zeza dhe bluzë të zezë pa mëngë. Po sipas te njëjtave burime, në momentin kur ka qëlluar ndaj viktimave, autori është ndalur për pak sekonda dhe dyshohet se u ka thënë diçka para se t’i ekzekutonte.

Personi i dytë në timon nuk është identifikuar dot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco