Të dehur dhe me celular në timon/ Tentuan t’u japin ryshfet efektivëve të 'Rrugores', tre në pranga

Të dehur dhe me celular në timon/ Tentuan t’u japin ryshfet efektivëve të 'Rrugores', tre në pranga

12:49, 22/07/2024
A+ Aa A-

Tre persona janë arrestuar nga Policia Rrugore, për shkak se kanë tentuar të korruptojnë policët.

Blutë njoftojnë se këta tre persona janë kapur në shkelje, pasi kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur apo kanë përdorur telefonin.

“Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Njoftimi: 

Shkon në 64 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë. Së fundmi, 3 shtetas janë arrestuar, përkatësisht shtetasi me inicialet R.V. 53 vjeç, i cili ka rezultuar në gjendje të dehur, shtetasi me inicialet A.T. 22 vjeç, i cili u konstatua duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe shtetasi me inicialet A.G. 28 vjeç, i cili u konstatua duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të automjetit.

Të kapur në shkelje, këto shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco