Zbardhet identiteti i shqiptarit të vetëvrarë në burgun e Bolonjës

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vetëvrarë në burgun e Bolonjës

12:12, 22/07/2024
A+ Aa A-

Një 48-vjeçar shqiptar është vetëvrarë në burgun e Bolonjës gjatë ditës së djeshme.

48- vjecari është gjetur i vetëvarur në qelinë e tij.

Ai ishte akuzuar për tentativë vrasje dhe ishte nën masë arresti me burg prej muajit maj e në pritje të procesit gjyqësor.

Syri tv ka zbardhur emrin e viktimës.

Ai është Lulzim Musta i cili më 27 maj 2024 ka goditur tetë herë me thikë një 66 - vjeçare italiane pronare në një hotel në komunën Castel San Pietro në provincën e Bolonjës.

Shqiptari kishte punuar për disa kohë në këtë hotel. /Alba Kepi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco