Trafiku i kokainës/ Shkatërrohet grupi i shqiptarëve me bazë në Parma

Trafiku i kokainës/ Shkatërrohet grupi i shqiptarëve me bazë në Parma

12:01, 22/07/2024
A+ Aa A-

1 gramë kokainë deri në 70 euro e 1 kg kokainë blihej me 27 mijë euro për t'u shitur me 40 mijë euro.

Shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë me bazë në Parma.

Me urdhër të Prokurorisë së Parmës e prokurorit Alfonso D'Avino, është ekzekutuar operacioni i cili ka cuar në shkatërrimi e një grupi trafikantësh shqiptarë.

Janë vënë në masë ndalimi me burg 4 shqiptarë e 3 shqiptarë të tjerë në detyrim paraqitje.

Akuzohen për trafik kokaine.

Nën hetim janë vënë dhe 15 shqiptarë të tjerë mes të cilëve individë të konsideruar nga hetuesit italianë "me një peshë kriminale të njohur jo vetëm nga precedentët penalë por dhe rolin që kanë pasur brenda këtij organizimi kriminal.

Ky trafik droge drejtohej nga një shqiptar 40 -vjeçar, i konsideruar furnizuesi kryesor i kokainës e që aktualisht është në masë ndalimi jashtë territorit italian, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Hetimet zbardhën se ai përmes bashkëpunëtorëve e korrierëve të drogës furnizonte me kokainë tregjet ilegale në territoret e provincave në Parma.

Pesaro e Urbino, Macerata, Alessandria, Brescia, Mantova, Ravenna, Rimini, Udine, Pordenone.

40 - vjeçari para zotëronte një vilë në periferi të Parmës e që përdorej për magazinimin e drogës. Ndërsa shpërndarja e saj bëhej përmes korrierëve që përdornin automjete të modifikuara për fshehjen e kokainës.

Materialet përgjuese të autoriteteve policore italiane kanë zbardhur se kokaina blihej me vlerën 27 mijë euro për kg e shitej me vlerën e 40 mijë euor kg,.Ndërsa vlera e 1 gramë kokainë shkonte nga 50 euro në 60 euro.

Këtij grupimi i janë kapur në flagrancë 9 kg kokainë me vlerë fitimi 360 mijë euro.

Për të njëjtën shumë Prokuroria italiane ka autorizuar dhe sekuestrimin paraprak të të mirave materiale të shqiptarëve të vënë në masë arrestimi me burg.

Tre prej të arrestuarve ishin dhe ortakë në një sipërmarrje. /Alba Kepi/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco