Ushtroi dhunë dhe e kanosi bashkëshorten me mjet prerës, Policia arreston 34-vjeçarin

Ushtroi dhunë dhe e kanosi bashkëshorten me mjet prerës, Policia arreston 34-vjeçarin

11:31, 22/07/2024
A+ Aa A-

Një 34-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Tiranës pasi akuzohet për disa vepra penale.

E.T., akuzohet për  ‘’Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

34-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, madje edhe e ka kanosur me mjet prerës.

Njoftimi i policisë:

– E. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 130 dhe 279 i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur atë me mjet prerës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco