Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

KAFE SHQETO/ Skandali me mikrokreditë, 'vetëvritet' Olsi Ibro/ Cakrani: Ka vetëm vrasje…

10:58, 22/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë avokati Kujtim Cakrani. Ai ka komentuar vetëvrasjen e të akuzuarit për mikrokreditë.

Kujtim Cakrani: Flavio duhet të kuptojmë diçka. Në të gjithë terminologjitë e kriminalistikës botërore nuk ekziston vetëvrasja. Ekziston vrasja. Vetëvrasja është një term i gjetur por normalisht ku kryhen hetime dhe kur del e vërtetë del që ka patur vrasje. E thashë këtë sepse edhe në rastin konkret nuk besoj, do ta zbardhin hetimet, që të ketë vetëvrasje. Unë them ta diskutojmë më mirë për vrasje, pastaj kush e ka vrarë dhe në çfarë rrethanash ka qene është organi i procedurës ai që do të vendosë.

Unë nuk mendoj kurrë që ka vetëvrasje. Ka vetëm vrasje. Ka persona që do të çojnë  ty deri tek ai momenti atje qe ti të besh aktin e fundit, por duhet gjetur ata që e kanë detyruar këtë, nëse mendohet që ai mund të jetë hedhur. Por unë nga puna ime por edhe nga eksperienca, mendoj dhe besoj që ka vetëm vrasje dhe rasti konkret është vrasje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco